Flash News

KRYESORE

Firmosi prishjen e banesës te “Petro Nini”, por gjyqtari Shkurti u akuzua dhe nga Saimir Tahiri për marrje vendimesh sipas "shijeve"

Firmosi prishjen e banesës te “Petro Nini”, por gjyqtari

Gjyqtari Altin Shkurti, i cili ka marrë përsipër çështjen për prishjen e banesës afër shkollës "Petro Nini" është akuzuar nga banorja, efektive policie, që jeton aty prej 26 vitesh se është blerë nga biznesmeni Aleksandër Gavoci, i cili pretendon se është pronar i truallit.

Por kjo nuk është akuza e parë që rëndon mbi gjyqtarin Shkurti, pasi në vitin 2014, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka publikuar një listë të prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët kanë dhënë masa lirimi nga burgu dhe masa të tjera të ngjashme për persona të proceduar penalisht.

Në letrën e datës 25 tetor 2014, ku Tahiri i drejtohet ish-presidentit Nishani, figuron edhe emri i Altin Shkurtit, gjyqtari i cili akuzohet se ka marrë vendime mbi baza preferenciale, për të njëjtat vepra penale, për autorë të ndryshëm.

Në datë 14.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është arrestuar shtetasi A. B., për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal, pasi më datë 14.09.2014, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtari Altin Shkurti me vendimin e datës 17.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Kjo akuzë, ngjall më shumë dyshime që gjyqtari Altin Shkurti mund të jetë korruptuar nga biznesmeni Aleksandër Gavoci, i cili ka në pronësi një linjë të prodhimit të betonit dhe një firmë ndërtimi ku ka 50% të aksioneve në zotërim.

https://politiko.al/konflikti-te-petro-nini-kush-eshte-biznesmeni-qe-kerkon-te-nxjerre-ne-rruge-5-familje/

Të fundit