Flash News

KRYESORE

Fitorja e parë e banorëve të ‘Unazës së Re’, thyejnë censurën në televizione

Fitorja e parë e banorëve të ‘Unazës së

Banorët e ‘Unazës së Re’ janë në ditën e 16-të të protestës për mbrojtjen e banesave nga shembja, si pasojë e planit për zgjerimin e rrugës. Banorët e kësaj zone po tregojnë unitet për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë dhe për këtë arsye protesta e tyre ka qenë e qëndrueshme.

Por ndonëse nuk kanë marre ende një zgjidhje nga autoritetet, këta banorë kanë shënuar fitoren e parë dhe shumë domethënëse. Me protestën e tyre ata kanë arritur të thyejnë censurën e televizioneve shqiptare.

Prej disa ditësh, televizionet informative janë duke transmetuar në kohë reale protestën te ‘Unaza e Re’. Përveç Fax News që ka raportuar për këtë protestë që në ditën e parë, me kalimin e ditëve të njëjtën vëmendje po i kushtojnë edhe televizionet News 24 dhe Ora News.

Sigurisht, ka edhe televizione të tjera ku drejtuesit e tyre ende nuk kanë thyer censurën dhe janë pozicionuar në krah të qeverisë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për këtë çështje.

Fakt është që shumica e televizioneve në Shqipëri kanë censuruar protesta të ngjashme në Tiranë, siç kanë qenë rastet e Shkozës dhe të Stacionit të Trenit, ku shqetësimet e banorëve për dëmshpërblim jo real nuk janë pasqyruar.

Shoqërohen në polici banorët e “Astirit” mes tyre minorenë. Protestuesit paralajmërojnë: Keni 10 minuta kohë!

Të fundit