Flash News

KRYESORE

Flet pronari i servisit ku u modifikua “Hetimi Tatimor”: Ia dhashë me qira vëllait të Klement Çalës

Flet pronari i servisit ku u modifikua “Hetimi Tatimor”: Ia

Pas publikimit të detajeve të reja dje pas operacionit të policisë në Elbasan, ku u ndaluan 4 persona lidhur me grabitjen e 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit, u shoqërua në polici edhe pronari i servis 'Genti'.

Sipas gazetares Klodiana Lala në ‘news 24’, gjatë një komunikimi në telefon me pronarin e servisit Gentjan Sharra, ky okjet ishte dhënë me qira , personit me emrin Elvi Çalës.

Ky i fundit rezulton të jetë vëllai i Klement Çalës, një prej personave të shumëkërkuar dhe i arratisur bashkë me Admir Muratajn në 2013-ës nga burgu i Trikalas në Greqi. Po ashtu, ai dyshohet si një ndër personat që ka marrë pjesë në grabitjen e blindave në Rinas në vitin 2017, por nuk u provua përfshirja e tij.

Po ashtu, Sharra ka deklaruar edhe për policinë se me qira e kishte lënë këtë servis për faktin se nuk kishte punë dhe se me Elvi Çalën nuk kishte një kontratë noteriale. Gjithashtu, Sharra ka mohuar të ketë dijeni mbi aktivitetin kriminal lidhur me grabitjen.

Grabitja në Rinas, zbardhen emrat e 4 të ndaluarve dje nga policia

Të fundit