Flash News

KRYESORE

"Fol për vete, jo për të tjerët", socialistët përplasen sërish në Komisionin e Ligjeve

"Fol për vete, jo për të tjerët", socialistët

Ligjvënësja Vasilika Hysi është përplasur verbalisht me kolegun e saj socialist Bashkim Fino, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve të drejtueses së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Hysi ngriti shqetësimin e mungesës së transparencës për aktivitetet e këtij institucioni.

Më tej është përballur me ndërhyrjen e kolegut socialist Bashkim Fino.

Edhe dje Fino është përplasur me Ulsi Manjën verbalisht në komision.

 

Debati Hysi-Fino

Vasilika Hysi: Nuk do të duhet të pritej kuvendi i Shqipërisë që ju të raportoni për të njohur publiku se çfarë ka bërë KLGJ. Ka vend për më shumë komunikim me publikun dhe transparencë pasi keni bërë një punë kolosale që edhe ne si deputetë do të mund ta mësonim kur të merrnim raportin.

Bashkim Fino: Ne e kemi mësuar më përpara. Ti e mësove tani. Ne e dinim përpara punën e saj të mirë, ti e mësove tani. Mos na përgjithëso ne të tjerëve. Fol për vete, mos fol për të tjerët, kujdes.

Vasilika Hysi: Thashë për veten time.

Bashkim Fino: Për veten tënde po, por jo për ne. Ti fole dhe për ne. Dhe ne deputetët, the, sot e morëm vesh që ka punuar.

Vasilika Hysi: E bëre lajmin zoti Fino.

 

Të fundit