Flash News

KRYESORE

Foto/ Djali i Soros takon Edi Ramën; vizita e dytë brenda dy muajve në Shqipëri

Djali i manjatit amerikan George Soros, Alexander Soros prej 2 ditësh ndodhet në vendin tonë. Me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social ‘Instagram’, Alex tregon se është takuar me kryeministrin Edi Rama në Zvërnec të Vlorës.

“Kënaqësi të rikthehem në Shqipëri dhe të kaloj kohën time me kryeministrim vizionarë dhe rilindas, Edi Rama dhe të diskutoj me të për progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar ai përbri fotos me Ramën.

Nuk ka ndonjë informacion rreth arsyes së vizitës së tij, e cila është e dyta brenda pak muajve, pasi e para u zhvillua më 31 maj në Kryeministri.

Disa ditë më parë Soros zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Të fundit