Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Foto/ “Notre Drame”, katedralja u dogj në të gjithë botën, por jo aq sa duhet në Shqipëri
“Notre Drame” me ngjyrat e flamurit francez dhe katadralen e përfshirë nga flakët, kjo ishte ballina e gazetës italiane ‘Il Mattino’ më 16 prill që raportonte dramën që tronditi dje evropianët. Të gjitha gazetat kryesore në Evropë dhe në botë janë hapur sot me ‘Zonjën e Parisit’ të mbuluar nga tymi dhe zjarri, por për gazetat shqiptare, pjesën më të madhe të tyre, flakët nuk ishin aq të mjaftueshme sa për të zënë vend kryesor.
Panorama, gazeta më e madhe në vend, jo vetëm që nuk e ka vendosur djegien e katedrales në faqen e parë, por nuk e ka raportuar ngjarjen as në brendësi, a thua se ajo nuk ka ndodhur. Mapo, Tema, Shekulli, Sot dhe Liberale nuk e kanë vendosur në faqen e parë djegien e katedrales 850 vjeçare.
Gazeta ‘Koha Jonë’ dhe AFP janë të vetmet që e kanë vendosur në ballinë ngjarjen që shokoi dje Evropën, ndërsa një hapësirë më e vogël i është kushtuar në faqet e para të Shqiptarja.com, Gazeta Shqiptare dhe Standard.
Gazetat në Francë, Britani, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Kosovë, Argjetinë, Rusi, Greqi etj, janë hapur sot pothuajse të gjitha me djegien e katedrales ‘Notre Dame’.