Flash News

KRYESORE

Foto/ Pasi u kthye ‘duarbosh’ nga Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama fundjavë me Zahon në breg të detit

Foto/ Pasi u kthye ‘duarbosh’ nga Samiti i Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur bregdetin për të kaluar vapën e kësaj të diele.

Sot në mëngjes ka publikuar në profilin e tij një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet i shoqëruar me djalin e tij të vogël, Zaho buzë detit.

Rama zgjodhi një fundjavë plazhi pasi erdhi nga Samiti i Ballkanit Perëndimor mbajtur për dy ditë në Poznan të Polonisë.

Kujtojmë se qeveria shqiptare nuk ka arritur të përfitojë nga paketa e re e ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor prej 180 milionë eurosh në dispozicion nga Gjermania.

Bosnja dhe Maqedonia e Veriut ia kanë dalë të sigurojnë financime të konsiderueshme për 3 projekte secila. Kosova ka përfituar 27 milionë euro dhuratë për linjën hekurudhore, ndërsa Serbia do të ndërtojë një linjë të re interkonjeksioni.

Shqipëria, nga ana tjetër, duket se ka ezauruar projektet në këto fusha per shkak te programit të Partneritetit Publik Privat dhe në këtë mënyrë nuk merr grante nga Bashkimi Europian.

Shqipëria, megjithatë do të përfitojë nga shumat më të vogla që BE do të vendosë në dispozicion për përmirësimin e ndërlidhjes digjitale, si dhe për inovacionin në bizneset e vogla dhe të mesme.

Të fundit