Flash News

KRYESORE

Foto/ Protesta e opozitës, policia rrethon Parlamentin me tela me gjemba

Policia e Shtetit ka nisur marrjen e masave për protestën e së enjten së opozitës se bashkuar. Në orët e vona të darkës, hyrja e jashtme e parlamentit është rrethuar me tela me gjemba për të parandaluar kështu hyrjen e protestuesve në ambientet e përreth godinës [shiko fotot më poshtë të marra nga Top Channel].

Policia përmes një njoftimi u shpreh mesditën e sotme se do ketë tentativa për të hyre brenda godinës, pa dhënë më shumë detaje. Gjithashtu, edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi anuloi seancën e nesërme me argumentin se ‘nuk gjykoj të udhës dhe ndjej trishtim dhe dhimbje, që një pjesë e deputetëve të jenë në sallë dhe një pjesë e tyre jashtë saj. Përgjegjësia ime si kryetar kuvendi nuk mund të lejoj t’u jap mundësi keqbërësve për t’u bërë objekt i sulmit’.

Të angazhuara për mbarëvajtjen e tubimit do të jenë mbi 1000 forca policie, ndërsa në gatishmëri të plotë të jetë edhe Garda e Republikës.

Nesër opozita në protestë, Rama ndryshon agjendë; largohet nga Tirana

 

Të fundit