Flash News

KRYESORE

Foto/ S’ka paqe për Stresin, pak pasi doli nga burgu përplas këmbësoren te vijat e bardha  

Duket se s’ka paqe për reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Pak pasi la qelinë e burgut, si i dënuar për trafik droge, reperi i njohur është përfshirë sot në një aksident në rrugët e Prishtinës.

Ai ka përplasur te vijat e bardha një grua kalimtare, të cilës i ka shkaktuar lëndime në trup. Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga reporteri.net, Stresi ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po ballafaqohet me forcat e policisë.

Stresi është njohur gjithmonë si person problematik që nga fillimi i karrierës së tij si këngëtar.

Të fundit