Flash News

KRYESORE

Foto/ Taulant Balla ‘pazar’ me Kujtim Gjuzin para votimit të rezolutës

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi ka konfirmuar se Taulant Balla u ka kërkuar të votojnë pro rezolutës së PS-së, që bënte nul zhdekretimin e dates se zgjedhjeve lokale te 30 qershorit.

Sipas tij, takimi me Ballën u zhvillua në kafenenë e Kuvendit, ku të pranishëm ishin edhe disa deputetë të tjerë, si: Artur Roshi, Selami Jenishehri dhe Besnik Troplini.

Balla tentoi t’i bindte deputetët me argumentin e rrejshëm qe nëse nuk votojnë pro, presidenti do të shpërndajë parlamentin në orën 17:00.

Pas votimit, u zbulua se Gjuzi dhe Jenishehri votuan pro rezolutës së PS-së ndërsa Roshi dhe Troplini kundër, duke nënkuptuar se dy të fundit nuk u bindën nga argumentat e tij. Rezoluta u votua pro nga 100 deputetë, 7 nuk e mbështetën ndërsa dy abstenuan.

 

 

Të fundit