Flash News

KRYESORE

Foto/ U nervozua me Bashën, por as vetë Edi Rama nuk i njeh ministrat e rinj

“Shikojini pak këta njerëz (kthehet nga poltronat ku rrinë ministrat), më thoni, a i dini emrat e disave prej tyre? A e dini emrin e kësaj zonjës, e njihni kush është? A e njihni o socialistë kush është kjo zonjë? Kush është kjo tjetra? Po kjo tjetra kush është? i njihni apo jo? A i njihni kush janë? Bashkëqytetarë socialistë, anëtarë të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta? Çfarë janë? Janë kukullat e këtij. Më thoni (u drejtohet deputetëve socialistë në sallë), ju, a i mbani mend emrat e këtyre zonjave? Kaq po ju pyes. Nuk po ju vë as nofka e as mbiemra. A i njihni kush janë? Kush është, ministre e kujt është? Çfarë është? Çfarë ka bërë për këtë vend? Nga vjen?”

Lulzim Basha e nisi kështu sesionin e ri parlamentar, me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama për përzgjedhjen në Qeveri  të personave të panjohur dha pa kontribute.

Përmendja e ministrave të rinj në Qeveri nga Basha, shkaktoi irritimin e Ramës, i cili përveç replikave që bënte nga karrigia ku rrinte ulur, iu përgjigj kreut të PD-së edhe nga foltorja.

“Po e nis nga shprehja brutale dhe e neveritshme e kryetarit të PD këtu në këtë foltore, që iu drejtua zonjave në podiumin e qeverisë, duke thënë me fjalë të pamenduara atë që është problemi i tij”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Por pavarësisht se nuk e priti mirë kritikën e Bashës, vetë kryeministri Rama ka probleme sa i përket njohjes së detyrës që kanë ministret e reja.

Në videon e publikuar në ‘Facebook’-un e kryeministrit, të konferencës për anulimin e koncesionit për rrugën Thumanë-Kashar, Belinda Balluku është etiketuar fillimisht si ministre e Financave, ndërkohë që posti që ajo mban është ministre e Infrastrukturës. Kjo gafë është rregulluar më pas nga stafi i Ramës, por gjithsesi, gjurma ka mbetur.

Anulimi i Thumanë-Kashar, Kryemadhi mesazh Ballukut: Mos e dëgjo Edi Ramën sepse do të marrë në qafë

Të fundit