Flash News

KRYESORE

Fotogaleri/ Italia fiton trofeun e solidaritetit

Foto: Jona Kazani/politiko.al

Italia është kampione e turneut të sotëm që u zhvillua në Air Albania, si solidaritet për familjet që vuajtën pasojat e tërmetit të 26 nëntorit në Thumanë dhe Durrës.

Ekipi i legjendave të Italisë, i drejtuar nga Gianni De Biasi, mposhti në finale 1-0 Greqinë, falë një autogoli të Ilia Kotsios. Në gjysmëfinale Italia mposhti Shqipërinë me penallti, pasi 30 minutat ishin mbyllur 1-1.

Greqia më parë mposhti ekipin e Turqisë. Një penallti vendosi ndeshjen. Karagounis nuk gaboi dhe siguroi finalen për skuadrën e tij. Helenët në finale u dukën mjaft të lodhur dhe praktikisht e dorëzuan trofeun.

Të fundit