Flash News

KRYESORE

Fotografi i shkruan Ramës: Je kthyer në një shërbëtor të 'G99'

Fotografi i shkruan Ramës: Je kthyer në një shërbëtor

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali, janë vendosur në qendër të kritikave të opinionit publik pas publikimit të videos ku identifikohej familja e vajzës së abuzuar seksualisht në Kavajë.

Ndonëse video u publikua në ‘ERTV’, Rama sulmoi mbrëmjen e djeshme mediat dhe gazetarët shqiptarë, duke i bërë fajtorë për “shfrytëzim të ngjarjes”.

Gjithsesi, fotografi Felix Bilani ka replikuar me Ramën në ‘Tëitter’, në postimin ku kritikon median, duke e konsideruar shërbëtor të Erion Veliajt, kryebashkiak të Tiranës, dhe të ‘G99’, ish-partia e krijuar nga drejtuesit e ‘Mjaft’.

“Po ty të ka bo Lali Eri shërbetor, me vlerë më pak se lecka e derës... po të merr çdo pushtet duke zaptuar Tironën çdo ditë. Je kthyer në një shërbëtor të G99”, i shkruan Bilani kryeministrit.

Kryebashkiaku Veliaj konsiderohet si një prej zyrtarëve që manipulon më së shumti opinionin publik nëpërmjet medias, e njëjta përpjekje u bë dje edhe nga kryeministri Rama me ngjarjen e Kavajës.

Blendi Salaj replikon me Endri Fugën: Vizita e Spiropalit identifikoi familjen e vajzës në Kavajë

“Furtunë” reagimesh nga gazetarë dhe aktivistë kundër videos së Spiropalit në Kavajë. Rama dhe Fuga mbrohen duke sulmuar mediat

Të fundit