Flash News

KRYESORE

Franca i 'pret shpresat' Serbisë për antarësim në 2025. Sinjal Shqipërisë dhe Maqedonisë

Serbia nuk do të bëhet antare e BE në vitin 2025-ky ishte mesazhi i 9 prej 12 kandidatëve të partive franceze për zgjedhjet europiane në prag. Ky është një sinjal që vlen gjithashtu edhe për vende që janë në pritje të hapjes së negociatave të antarësimit, si Shqipëria dhe Maqedonia veriore.

12 kandidatët u pyetën në 'Emisonin politik' në kanalin shtetëror francez nëse ishin 'pro' apo 'kundër' antarësimit të Serbisë ne BE, raporton Politiko.al. Nëntë butona të kuq, një i gjelbër dhe një i pavendosur ishte rezultatit aspak tronditës i cili vjen pas një sondazhi të agjensisë britanike YouGov, që zbuloi se 52 përqind e qytetarëve francezë janë kundër zgjerimit të BE me Serbinë.

Një ndër ata që votuan kundra ishte edhe ministrja e qeverisë së Macron-it, Nathalie Loiseau. Të njëjtin qëndrim ajo e bëri të qartë edhe gjatë një vizite në Beograd në mars.

Franca është parë gjithmonë si aleate e Serbisë ne Ballkan dhe kjo 'jo' franceze për antarësim zbeh edhe shpresat e dy vendeve të tjera të rajonit, Shqipërisë dhe Maqedonisë që presin çeljen e negociatave në qershor.

 

Të fundit