Flash News

KRYESORE

Frika nga koronavirusi, Jordania ndalon hyrjen e shtetasve nga Kina, Koreja e Jugut dhe Irani

Frika nga koronavirusi, Jordania ndalon hyrjen e shtetasve nga Kina, Koreja e

Jordania vendosi të ndalojë hyrjen e shtetasve të cilët vijnë nga Kina, Koreja e Jugut dhe Irani, si një masë të përkohshme kundër përhapjes së koronavirusit, deklaroi një zyrtar qeveritar.

“Jordanezët që kthehen nga këto tre vende do të vendosen në karantinë për dy javë”, shtoi ministri jordan i Shtetit për Çështjet e Medieve, Amjad Adayleh, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Petra.

Të prekurit nga koronavirusi në botë po shtohen frikshëm.

Italia tashmë renditet e katërta në botë për numrin e të prekurve.

Pak më parë u shënua viktima e tretë nga koronavirusi në Itali. Në provincën Kremona, një grua e sëmurë rëndë u shtrua në spitalin e Onkologjikut pasi vuante nga kanceri, ndërkohë që dyshohet se kishte marrë edhe koronavirus.

Renditja e deritanishme: 1) Kina: 77579; 2) Koreja e Jugut: 556; 3) Japonia: 135; 4) Itali: 132; 5) Singapori: 85; 6) Hong Kong: 70; 7) Tajlandë: 35; 8) SHBA: 35; 9) Irani: 28; 10) Tajvan: 28 etj.

Koronavirus/ Kush infektoi kë?! Misteri për të prekurit e parë në Itali, pista e 8 kinezëve në bar

Rritet frikshëm numri, 132 të prekur nga koronavirusi në Itali, diskutohet për mbyllje territori

Të fundit