Flash News

KRYESORE

Rritet frikshëm numri, 132 të prekur nga koronavirusi në Itali, diskutohet për mbyllje territori

Rritet frikshëm numri, 132 të prekur nga koronavirusi në Itali,

“Gjithsej kemi 132 njerëz që janë doagnostifikuar pozitivë. Nga këta dy kanë vdekur dhe një është shëruar".  Ka qenë kjo deklarata e Angelo Borrelli, drejtues në mbrojtjen civile italiane.

Borrelli tha se 26 prej të prekurve nga koronavirusi janë në kujdes intensiv.

"Ende nuk është gjetur pacienti zero. Është e vështirë të parashikosh përhapjen. Është e drejtë në këtë pikë të mbyllesh territoret", tha ai.

Ndërkohë që zëvendësministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri, ka shpjeguar se duke pasur parasysh përhapjen e sëmundjes, tashmë ka një alarm për një "fazë të mëvonshme" të mundshme. Ai thekson se virusi nuk kalohet "vetëm duke u shkëmbyer me një person, duhet të ketë kontakt të ngushtë”.

Duhet thënë se Italia tashmë renditet e katërta në botë për numrin e të prekurve.

Renditja e deritanishme: 1) Kina: 77579; 2) Koreja e Jugut: 556; 3) Japonia: 135; 4) Itali: 132; 5) Singapori: 85; 6) Hong Kong: 70; 7) Tajlandë: 35; 8) SHBA: 35; 9) Irani: 28; 10) Tajvan: 28 etj.

Burimi: RAI

Të fundit