Flash News

KRYESORE

Fshati ku u mbytën nënë e bijë, plot me gropa për shkak se mungon sistemi vaditës

Fshati ku u mbytën nënë e bijë, plot me gropa për shkak

Fshati Alarup i Pogradecit ku gjetën vdekjen nënë e bijë ditën e djeshme gjatë në një rezervuar të hapur pranë shtëpisë së tyre, ka një mungesë të theksuar të sistemit të vaditjes.

Në mungesë të këtij sistemi banorët janë detyruar të hapin gropa të tilla, që kanë rezultuar fatale për jetën e dy banorëve të fshatit, si dhe vazhdojnë të mbeten një rrezik i pranishëm për të gjithë aty.

Kryeplaku i fshatit i ka bërë apel qeverisë që të bëhen investime në këtë drejtim, që në të ardhmen të mos ketë më tragjedi të tilla.

Në fshatin Alarup jetojnë gjithsej 550 banorë, të cilët nuk vuajnë vetëm problemin e ujit vaditës, por edhe atë të pijshëm.

Në ngjarjen e djeshme dy banore të këtij fshati, nënë e bijë gjetën vdekjen pasi u mbytën në një nga rezervuarët artificialë të hapur nga banorët. Vajza ka rënë e para në rezervuar dhe më pas e ëma ka vajtur për ta ndihmuar, por ka gjetur vdekjen bashkë me të bijën.

Të fundit