Flash News

KRYESORE

Pogradec, nënë e bijë mbyten në rezervuarin e fshatit

Pogradec, nënë e bijë mbyten në rezervuarin e fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Alarup të Pogradecit.

Mësohet se një vajzë ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa e ëma hyri për ta shpëtuar, por ka humbur edhe ajo jetën.

Nga burimet mësohet se kemi të bëjmë me një 36-vjeçare dhe të bijën vetëm 10-vjeçare, banore të fshatit.

Policia është nisur drejt vendngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes të rëndë.

Zbardhet edhe identiteti i viktimave. Lirie Mazelli nëna dhe E.Mazelli vajza.

Të fundit