Flash News

KRYESORE

Ftesa e OSBE ndaj partive për Reformën Zgjedhore, reagon Basha: Kriza të tilla nuk zgjidhen me tryeza

Ftesa e OSBE ndaj partive për Reformën Zgjedhore, reagon Basha: Kriza

Vjen reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas publikimit të lajmit se OSBE ka thirrur më 25 shtator partitë politike në një tryezë gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore.

Në media u raportua se një ftesë për pjesëmarrje i është drejtuar edhe PD dhe partive të opozitës jashtëparlamentare.

Në një reagim për mediat, Basha ka deklaruar se një ftesë e tillë ende nuk i ka mbërritur, por shtoi se do ta diskutojë para se publikojë qëndrimin e PD për këtë tryezë.

“Do t’i shikojmë ftesat, do t’i vlerësojmë... zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër ”, ka thënë Basha.

Kriza/ Caktohet tryeza gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore, ftesë edhe PD

Të fundit