Flash News

KRYESORE

Gazeta Bild: Sot publikojmë gjashtë përgjime të Vangjush Dakos

Gazeta Bild: Sot publikojmë gjashtë përgjime të Vangjush

Gazeta e njohur gjermane, Bild, do të publikojë të mërkurën një artikull të dytë për Shqipërinë. Në fokus do të jetë shit-blerja e votave nga Partia Socialiste në qarkun e Durrësit dhe Shijakut ne Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2017.

Gazetari Peter Tiede i tha Politiko.al se lexuesit do të kenë mundësi të dëgjojnë gjashtë përgjime audio, ku përfshihen vëllezërit Avdylaj, Vangjush Dako dhe disa politikanë te tjere, emrat e te cileve nuk i permend.

“Nesër në mëngjes do të botohet një histori, që ka lidhje me blerjen e votave nga Partia Socialiste në Durrës dhe Shijak. Me gjashtë regjistrime të plota – përgjime telefonatash në shqip, por edhe të përkthyera në anglisht. Telefonata të bëra me politikanë dhe votues", sqaroi Tiede.

Tri javë më parë, Bild publikoi një artikull ku e quante kryeministrin Edi Rama 'gangster' dhe Shqipërinë 'Kolumbia e Europës', e cila shkaktoi mjaft polemika në vend.

Të fundit