Flash News

KRYESORE

Gazetari flet për një mesazh kërcënues ndaj Ademit. Kryebashkiakia e Shkodrës nuk e mohon

Gazetari flet për një mesazh kërcënues ndaj Ademit.

“Do të të zhdukim”. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u pyet nga gazetari Enton Alibekaj në emisionin ‘Open’, nëse është ky një mesazh kërcënues që ka marrë kohët e fundit.

Kryebashkiakia e Shkodrës nuk dha një përgjigje konkrete, por nuk e mohoi këtë kërcënim. “Kam dërguar në prokurori dy kërkesa për hetim te thelluar për dy akuza publike qe me janë bere, por nuk janë marrë masa. Unë përpiqem te jem e ftohte që situatat t’i përballoj me gjakftohtësi të gjithë situatat”, nënvizoi Ademi.

Nga ana tjeter, Ademi shtoi se ka pasur edhe përdhunime të drejtueseve rajonale të rrethit të Shkodrës dhe se ndryshimi i shumë drejtuesve femra nga drejtoritë e hipotekës dhe spitalit nuk ka qenë rastësi dhe as një çështje performance e tyre.

Në fund, Ademi i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj të marrë masa, që situata të mos agravohet më tej.  Në 1 vit, në Shkodër janë vrarë 10 persona dhe janë zhdukur dy të tjerë.

Të fundit