Flash News

KRYESORE

Gazetarja Meta tregon “partinë” ku bën pjesë: Jam militante e madhe e Ismail Kadaresë

Gazetarja Meta tregon “partinë” ku bën pjesë: Jam

Gazetarja Ambrozia Meta është pyetur në emisionin ‘360 gradë’ edhe për kritikat që mund të ketë marrë nga persona të ndryshëm pas përplasjes në konferencë me kryeministrin Edi Rama.

Meta tha se të tilla kritika nuk kanë munguar, gjithsesi, ajo theksoi se personalisht nuk ka asnjë emocion ndaj politikës dhe se “partia” e saj është letërsia. Gazetarja tha se ndjek me fanatizëm vetëm shkrimtarin Ismail Kadare.

“Personalisht nuk kam asnjë lloj emocioni ndaj politikës. Jam rritur vetëm me një bindje nga familja ime dhe nëse mund ta quaj “parti”. Partia ime dhe bindja ime më e madhe është letërsia. Nëse jam militante e madhe ndaj një njeriu dhe militante e thekur mund të them, jam vetëm ndaj Ismail Kadaresë. Nuk kam asnjë lloj emocioni tjetër sa i përket bindjeve politike. Pyetja ime është shqetësim i shumë shqiptarëve dhe nuk kisha për qëllim të prishja konferencën”, u shpreh Ambrozia Meta.

Ambrozia Meta flet për përplasjen me Ramën: Nuk ishte e përgatitur; kryeministri tentoi të më shantazhojë

Të fundit