Flash News

KRYESORE

Gjermanët ‘shtyjnë’ 30 qershorin, Basha: Mirëpres ndihmën për zgjedhje të lira

Gjermanët ‘shtyjnë’ 30 qershorin, Basha: Mirëpres

“Ne jemi edhe më tej të gatshëm që të kontribuojmë për hapjen e një dialogu ndërmjet qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën”, kështu u shpreh në një deklarate për DW  Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU).

Ndër të tjera CDU/CSU shprehej në intervistën për DW se duhet të shtyhet data e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Kryedemokrati Lulzim Basha, nëpërmjet një reagimi në Facebook falënderon “Gjermaninë mike” për vëmendjen ndaj problematikave në Shqipëri. Basha shprehet se konfirmon gatishmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e kësaj krize.

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”, shkruan Basha në Facebook.

 

Të fundit