Flash News

KRYESORE

Qasja Vuçiç-Thaçi ka dështuar. Oferta amerikane për Kosovën dhe Serbinë duhet të jetë kjo

Qasja Vuçiç-Thaçi ka dështuar. Oferta amerikane

Edward P. Joseph/  Foreign Policy 

"Ne jemi këtu për të ndërtuar ura dhe për të shembur mure", i tha Kryeministri grek Alexis Tsipras homologut të tij maqedonas, Kryeministër Zoran Zaev gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut më 2 prill, e para nga një kryeministër grek.

"Më rrëzoni me protesta, por unë nuk e njoh Kosovën," tha presidenti serb Aleksandar Vucic në një intervistë televizive për transmetuesin publik të Serbisë më 8 maj.

Dy krerët e Ballkanit që përballen me mosmarrëveshje të vështira arrijnë në pikëpamje diametralisht të kundërta. Kontrasti i mprehtë midis optimizmit të Tsipras të Greqisë dhe kryenecësissë së Vuçicit të Serbisë përmbledh zgjedhjen thelbësore për rajonin.

Duke kapërcyer dhjetëvjeçarët e egër, Tsipras negocioi një marrëveshje revolucionare mbi çështjet e ndjeshme të identitetit kombëtar që panë fqinjën e saj verior të ndryshojë emrin në Maqedonia e Veriut. Një triumf i paqebërjes, Marrëveshja e Prespës i heq të gjitha pengesat për një të ardhme të respektueshme dhe bashkëpunuese mes këtyre ish-kundërshtarëve që dikur ishin mbyllur në një luftë të egër.

Ndërkohë, Serbia dhe Kosova mbeten të kyccur në armiqësi, të paaftë për të gjetur një mënyrë që Beogradi të njohë provincën e shkëputur në kufijtë e tanishëm. Një përpjekje e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe e mbështetur nga SHBA për të ndërmjetësuar një marrëveshje ndarjeje midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, sapo është rrëzuar, duke shkaktuar reagime nacionaliste dhe akuza. Mbështetur te egërsia e viteve '90, anëtarët shqiptarë të parlamentit kanë akuzuar forcat serbe për gjenocid, një akuzë që Beogradi me zemërim hedh poshtë, duke dënuar kundërshtarët në Prishtinë si "banditë" dhe "kriminelë".

Plotësimi i vakuumit politik në Kosovë - përplasja më e vjetër, më e urryer në rajon - është një çështje urgjente. Ndërkohë që Bosnje-Herzegovina është e paqëndrueshme, Rusia vazhdon të nxisë ndarjen dhe Evropa ngurron, barra e rëndë në Ballkan përsëri bie mbi Shtetet e Bashkuara. Për t'u rimëkëmbur nga ngecjet e fundit perëndimore, Uashingtoni duhet të marrë thelbin e marrëveshjes mbi Maqedoninë dhe ta zbatojë atë në Kosovë.

Çelësi i Marrëveshjes së Prespës nuk ishte vetëm guximi i udhëheqësve në Athinë dhe Shkup, por edhe qasja e tyre gjithëpërfshirëse ndaj problemit. Në vend që të kërkonte një shteg të shkurtër - duke u përqëndruar vetëm te emri i ri për Maqedoninë që Greqia mund të pranonte - Tsipras dhe Zaev trajtuan një sërë ndryshimesh që e bënin emrin "Maqedoni" një çështje të tillë paralizuese.

Përmes negociatave të menjëhershme, të ndihmuar nga një ndërmjetës i aftë amerikan dhe diplomacia e ShBA-së, Athina dhe Shkupi ndërtuan një formulë që pranonte narrativat e papajtueshme të njëri-tjetrit për të kaluarën dhe një mekanizëm të zgjuar për të hedhur poshtë versionet e tyre të duelit historik. Rezultati është shtegu për te njohja e plotë. Vizita historike e Tsipras në Shkup, si vizita e Anëar Sadatit në Jerusalem, ishte mishërimi i asaj njohjeje. Përderisa përfitimet e Marrëveshjes së Prespës rriten dhe marrëdhëniet vazhdojnë të ngrohen, kundërshtimi i fortë ndaj marrëveshjes në të dy vendet do të pakësohet.

E njëjta perspektivë është e mundur edhe në Kosovë. Për fat të keq, as Vucic, as Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk kanë vizionin e homologëve të tyre grekë dhe maqedonas. Qasja e tyre e preferuar është një plan i konceptuar keq, deri më tani mbështetur nga Brukseli dhe Uashingtoni - për të ndarë Kosovën në veri, ku serbët e vijës së ashpër jetojnë pranë kufirit me Serbinë, ndërkohë që në këmbim ndajnë edhe pjesë të Serbisë jugore ku janë të përqendruar shqiptarët. Përveçse rezulton në lëvizje masive të popullsisë për pakicat e mbërthyera në anën e gabuar të kufirit të ri, ndarja do të përshpejtonte forcat centrifugale që kërcënojnë të copëtojnë Bosnjën dhe të rihapin çështjen e kufijve në gjithë rajonin.

Për këtë arsye, Kancelarja gjermane Angela Merkel, me mençuri, e prishi planin e ndarjes në një samit rajonal në Berlin në fund të muajit të kaluar. As Merkel, as ndonjë udhëheqës tjetër nuk kanë paraqitur një alternativë. Franca është planifikuar të presë një tjetër diskutim të nivelit të lartë në korrik. Por baza për dialog të vazhdueshëm mbi çështjen e Kosovës mbetet e paqartë - përveç një pike të re: Si Vuçiç dhe Thaçi kanë bërë thirrje për angazhim të nivelit të lartë të SHBA.

Kjo krijon hapësira përparësi. Si hap i parë, Uashingtoni duhet të kërkojë që palët menjëherë të përfundojnë ciklin e provokimeve, teksa shqyrton qasjen e vet. Deri tani, strategjia perëndimore për Kosovën është mbështetur në një premtim të gabuar: nevoja e perceptuar për të kompensuar presidentin serb teksa i prin vendit të tij përmes idesë së humbjes së ish provincës së vet. Kompensimi, i cili çon në logjikën destabilizuese të ndarjes, nuk e kap thelbin.

Kosova ekziston në vetëdijen serbe, jo si një shtojcë, por si zemra dhe shpirti i pashprehur i kombit serb. Narrativa themeluese e vendit mbështetet në një humbje heroike në Kosovë 630 vjet më parë të cilët serbët janë ta shpaguajnë. Prandaj, humbja e Kosovës - madje edhe nëse ka qenë vetë-humbje- nuk mund të kompensohet; është tradhti kombëtare. Për këtë arsye, Kisha Ortodokse Serbe kundërshton shkëmbimin e tokave të parapëlqyer nga Vuçiç, gjë e cili do të dorëzonte zyrtarisht kundërshtarit vendet më të dashura të trashëgimisë serbe. Ky është më shumë se një problem taktik. Shkëmbimi i territoreve do t'i linte serbët me plagët e një ankese të përhershme, duke i mbingarkuar marrëdhëniet e tyre me Kosovën dhe fqinjët e tjerë.

Si dhe për Maqedoninë, zgjidhja për problemin e Kosovës qëndron te njohja - në kuptimin më të plotë të fjalës. Me qëllim që të lejojë Serbinë të njohë Kosovën e pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm - rezultati i vetëm stabilizues - Kosova duhet ta njohë legjitimitetin e pretendimit serb. Kjo do të thotë zëvendësimi i "kompensimit serb" me qëllimin e kundërt "afirmimin serb".

Strategjia e re perëndimore do të synojë për të ruajtur, nderuar dhe lartësuar lidhjen e fortë serbe me Kosovën, në kontekstin e njohjes së plotë, reciproke. Në vend që të copëtojë veriun e një vendi në një përpjekje të kotë për të ngushëlluar serbët, strategjia e re do të bëjë të përhershme praninë serbe në Kosovë - në një formë të pajtueshme me sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit.

Për shembull, kushtetuta e imponuar ndërkombëtarisht e Kosovës aktualisht kërkon që Prishtina të mbrojë objektet e kultit ortodoks serb, një angazhim që do të anulohej menjëherë nën një skemë të ndarjes. Sipas strategjisë së re, Prishtina do të heqë dorë plotësisht dhe t'ia kalojë sovranitetin mbi këto vende Kishës Ortodokse Serbe. Për të siguruar që këto vende fetare do të përdoren në mënyrë të përshtatshme dhe të mos bëhen pika konflikti, palët do të bien dakord për autoritetin e detyrueshëm të sekretarit të përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (një palë e tretë e pranuar) për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Për të rikuadruar narrativat për të kaluarën, marrëveshja do të kopjonte modelin e krijuar nga Greqia dhe Maqedonia Veriore. Me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, Serbia dhe Kosova do të krijojnë gjithashtu një "Komitet të Përbashkët të Ekspertëve", si në marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit, të ngarkuar me prodhimin e "interpretimit objektiv të ngjarjeve" bazuar në "burime të vërteta ... të bazuara në prova".

Përveç diskutimit dhe prodhimit të studimeve, historianët do të kuronin materiale që paraqesin një anë dinjitoze dhe të larmihsme të historisë së Kosovës të të dy kombësive. I vendosur në një memorial, muze dhe institut publik, Qendra e Përbashkët për Paqe dhe Histori do të kishte njohje zyrtare dhe mjedise prominente në Prishtinë dhe Beograd, ku do të valëviteshin flamujt e të dy vendeve. Duke shmangur Vuçiqin, kjo sipërmarrje do të kërkonte përfshirjen aktive të influentes Akademi të Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ekspertët e të cilës do të punonin bashkë me homologët e tyre shqiptarë nën mentorimin e kujdesshëm grek, maqedonas dhe shqiptar.

Një qasje paralele do të menaxhonte etjen intensive për drejtësi në të dy shoqëritë. Shtetet e Bashkuara dhe BE do të prodhonin një kornizë të detajuar për Serbinë dhe Kosovën që secilin të mund të ndjekë autorët e mirënjohur (dhe më pak të njohur) të krimeve kundër popullsisë së tjetrit. Të siguruar nga asistenca ndërkombëtare (veçanërisht për sistemin e drejtësisë në Kosovë) dhe precedentë të suksesshëm në rajon - dhe duke u ndeshur me dënime të konsiderueshme për zvarritje- palët do të kishin nxitje të mjaftueshme për të ecur përpara.

Shtetet e Bashkuara, të cilat i prinë fushatës ajrore vendimtare të NATO-s kundër Serbisë në 1999, kanë edhe vetë punë për të bërë për të kaluarën. Serbia kohët e fundit përkujtoi përvjetorin e 20 të fushatës, një kujtim të hidhur që Rusia e shfrytëzon në rolin e saj të shquar si e ashtuquajtura mbrojtëse e serbëve. Ish selia e ministrisë serbe të Mbrojtjes ende qëndron mbi një grumbull rrënojash në Beograd, një monument i armiqësisë serbo-amerikane.

Nën zemërimin serb ndaj Shteteve të Bashkuara gjendet afeksioni. Vitin e kaluar, Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, dhe ministri i Jashtëm i linjës së ashpër, Ivica Daçiq vizituan Kongresin e SHBA për të nderuar qindvjetorin e një ekspozimi të shquar miqësie - ditën gjatë Luftës së Parë Botërore, kur flamurët serbë dhe amerikanë fluturuan së bashku mbi Shtëpinë e Bardhë.

Uashingtoni përsëri mund të shfrytëzojë fuqinë e simboleve si një ndihmës i diplomacisë së vet në Kosovë. Pentagoni mund të kërkojë vendosjen afatgjatë të trupave amerikane në një vend fiks në Serbi. Vendosja fillestare do të ishte një kontigjent i inxhinierëve të ushtrisë, misioni i së cilës do të ishte të punonte me homologët serbë për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, duke filluar me rindërtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Vendndodhja ideale për bazën e Shteteve të Bashkuara do të ishte në Ponikve, një bazë ushtarake në Serbinë perëndimore, gjithashtu e goditur nga NATO. E vendosur pranë kufirit me Bosnjen, baza ameriane do të ndjehej gjerësisht dhe menjëherë në të gjithë rajonin, veçanërisht në Republikën Srpska të shkëputur, si sinjal i angazhimit të fortë të SHBA ndaj integritetit territorial të Bosnjës.

Përtej simbolizmit, Uashingtoni do t'i ofronte Beogradit një përmirësim të madh në marrëdhëniet ushtarake dhe civile, potencialisht në nivelin e partneritetit strategjik. Duke plotësuar investimet amerikane në sferën e mbrojtjes, BE do të ofrojë si Serbinë ashtu edhe Kosovën një paketë bujare zhvillimore, në përputhje me synimin e bashkëjetesës mes dy vendeve. Plani do t'i furnizonte serbët në veri me një perspektivë të re, por do të pengonte krijimin e ndonjë proto-shteti si Republika Srpska e Bosnjes. Interesat e mbetura serbe, modeste, ekonomike në Kosovë do të mbrohen.

E gjithë qasja e riafirmimit të përhershëm - lidhja serbe me Kosovën dhe heqja dorë nga sovraniteti ndaj Kishës Ortodokse Serbe do të provokojë ulërima kundërshtimi në qarqet shqiptare. Megjithatë, Kosova është në një pozicion të dobët për të refuzuar mbrojtësin e saj, ende të dashur Amerikën, nëse Uashingtoni sugjeron që Prishtina të negociojë një marrëveshje të tillë.

Nga ana tjetër, nëse Vuçiç hodhi poshtë ose saboton qasjen e re, për shkak të mashtrimit rus ose të pavërtetësisë së tij, Uashingtoni duhet të përgatitë një alternativë të pakëndshme. Zgjedhja e Vuçiqit do të jetë ose për të negociuar një zgjidhje të ndershme që përparon Serbinë në BE deri në vitin 2025, ose të shikojë se si Shtetet e Bashkuara dhe kryeqytetet kryesore evropiane të zbulojnë "Kosovën 2025", një përpjekje intensive amerikane dhe transatlantike për shtet-ndërtim.

Në vend që të shihte Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë të krijonte një marrëdhënie të veçantë, potencialisht fitimprurëse me Pentagonin, ky privilegj do të shkonte në Kosovë. Duke përdorur levat e veta në NATO, Uashingtoni do të shtyjë aleatët për të mbështetur ushtrinë e re të Kosovës dhe do t'i kërkojë aleatëve të bëjnë të njëjtën gjë. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA do të emërojë një të dërguar të posaçëm për të përshpejtuar zhvillimin e Forcës së Kosovës. Departamenti i Shtetit do të emërojë një të dërguar të posaçëm për njohjen e Kosovës, i cili do të kërkonte angazhimin e shteteve europiane që njohin Kosovën për t'u bashkuar me Shtetet e Bashkuara në një përpjekje globale për të nxitur njohjen dypalëshe dhe multilaterale të Kosovës. Ndihma bujare e zhvillimit të BE-së që Serbia dhe Kosova do të ndanin, do të shkonin vetëm në Kosovë.

Dhe, në vend të të qenit 'faktor stabiliteti' sic e mban veten, Vucic do të shihej në të gjithë Perëndimin, si një politikan tjetër problematik i Ballkanit.

Vuçiç do të ishte i mençur nëse do të rishqyrtonte rrënjësisht qasjen e tij në Kosovë. E vërtetë, Kosova që serbët dikur njihnin-një provincë që u përgjigjej padronëve serbë - ka perënduar. Por historia serbe nuk do ta shohë me dashamirësi udhëheqësin i cili hoqi dorë nga pretendimi i Serbisë për tërësinë e atdheut mitologjik të Kosovës për disa komuna të parëndësishme.

Më mirë të imitojë fqinjët e tij grekë dhe maqedonas dhe - me udhëheqjen amerikane dhe ndihmën e BE - të krijojnë një zgjidhje që ruan lidhjen serbe me Kosovën pa barrën e qeverisjes së saj. Një marrëveshje, përgjatë këtyre linjave, do të mbrojë Vucicin nga bastionet e nacionalizmit reaksionar serb dhe do të përmbushë dëshirën themelore të shumicës së qytetarëve në Kosovë - të vazhdojnë përpara me dinjitet.

*Edward P. Joseph është Profesor dhe bashkëpunëtor i lartë në Johns Hopkins School of Advanced International Studies.

Përkthimi: Politiko.al

Të fundit