Flash News

KRYESORE

Gjirokastër; u godit me sende të forta, gjendet i vdekur në kamionçinën e tij 57-vjeçari

Gjirokastër; u godit me sende të forta, gjendet i vdekur në

Një 57-vjeçar ka humbur jetën në Gjirokastër, pasi u godit me sende të forta në kamionçinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Polican-Suhë, ndërsa viktima i identifikuar si G.S. banues në Gjirokastër, është gjendur i pajetë në rrethana ende të paqarta.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijon më tej hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.Po ashtu, janë ngritur  pika kontrolli të shumta kontrolli në zonën.

Njoftimi i plotë:

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit