Flash News

KRYESORE

Goditi për vdekje 8 herë me thikë të bijën 20-vjeçare, babai shqiptar merr dënimin e rëndë

Goditi për vdekje 8 herë me thikë të bijën

Një shqiptar, i cili jeton në Adelaide në Australi, dhe që vrau vajzën e tij 20-vjeçare duke e goditur me thikë tetë herë do të kalojë të paktën 20 vjet pas hekurave.

Trafikanti i dënuar i drogës Petrit Lekaj, 49 vjeç, e mbyti dhe goditi me thikë Sabrina Lekaj tetë herë në Mercedes-in e saj, gjatë rrugës për në shtëpi.

Gjykatësja e Lartë e Drejtësisë, Trish Kelly, të martën i dha atij një dënim të përjetshëm me periudhën minimale të detyrueshme 20-vjeçare pa kusht. Pra Lekaj nuk ka trë drejtë apelimi para se të mbushë 20 vite në qeli.

Gjykatësja tha se vrasja ishte një 'shkelje katastrofike' e lidhjes midis babait dhe vajzës.

Ajo tha se reagimi i dhunshëm i Lekaj ndaj faktit se e bija përdorte drogë ishte shumë ironike, duke pasur parasysh se ai kishte kaluar më shumë se katër vjet në burg për trafik droge.

Petrit Lekaj tronditi Australinë me veprimin e tij. Shqiptari 49 vjeçar vrau me thikë vajzën, Sabrina Lekaj, sepse ajo u kthye vonë në shtëpi. Autori i krimit pranoi vrasjen përpara trupit gjykues. Gruaja e tij, Romina, një muaj pas sulmit, theu heshtjen, ndërsa tha se burri i saj nuk ishte njeri i lig.

BURIMI: DAILY MAIL

Të fundit