Flash News

KRYESORE

Australi/ Babai shqiptar e pranon se vrau vajzën e tij

Australi/ Babai shqiptar e pranon se vrau vajzën e tij

Petrit Lekaj tronditi Australinë me veprimin e tij. Shqiptari 49 vjeçar vrau vajzën me thikë në muajin  korrik, Sabrina Lekaj sepse ajo u kthye vonë në shtëpi. Autori i krimit pranoi vrasjen përpara trupit gjykues. Gruaja e tij, Romina, një muaj pas sulmit, theu heshtjen, ndërsa tha se burri i saj nuk ishte njeri i lig.

Ajo u shpreh se burri i saj nuk kishte dhunuar kurrë asnjë anëtar të familjes dhe se ajo që kishte ndodhur e kishte tronditur.

“Është shumë më e lehtë kur ju e dini se njëri është personi i keq dhe njëri është viktima, të paktën di se përse të bërtasësh, por në të vërtetë nuk është kështu, kur dhimbja është shumë e madhe për të dy. Ju nuk i dini të gjitha. Nuk do të ketë kurrë një lamtumirë për Sabrinën. Gjithnjë do ta mbaj ën zemrën time”, tha ajo, raporton Sidney Morning Herald.

20-vjeçarja u gjet e therur me thikë e ulur në ulësen e pasagjerit brenda një “Mercedesi” luksoz. Në vendin e shoferit krah saj, u gjet i plagosur babai, Petrit Lekaj, me dëmtim në pjesën e barkut. Krimi kishte ndodhur disa metra larg banesës së familjes Lekaj.

Të fundit