Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Grabitja e postës së Prokurorisë, PD thirrje Markut dhe Xhafajt: Informoni publikun çfarë përmbanin materialet
Partia Demokratike, përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, tha se grabitja e postës sekrete në Prokurorinë e Durrësit është një nga aktet më të rënda dhe më të paprecedent në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.
“Nuk ka ndodhur kurrë më parë, as në momentet më kritike të këtij vendi, që të grabiten dokumenta sekret, as natën dhe as ditën.
Grabitja e materialeve sekrete nga Prokuroria e Durrësit është dështimi më i madh i rënies së shtetit përballë krimit. Është dëshmia sesi krimi dhe shteti janë bërë një.
Bashkëpunimi i shtetit me krimin ka arritur në nivele të tilla saqë krimi i organizuar di jo vetëm përmbajtjen e dokumentave sekret por krimi di vendin, di dhe orën se kur ato do të tërhiqen nga korrieri i posaçëm i postës sekrete”, tha Alibeaj.
Më tej deputeti demokrat i bëri thirrje Prokurores së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit që të informojnë publikun sa i takon përmbajtjes së materialeve që u grabitën teksa ngriti edhe disa pyetje.
“Partia Demokratike i bën thirrje Prokurores së Përgjithshëm të Përkohshëm dhe Policisë së Shtetit të informojë menjëherë publikun çfarë përmbante posta sekrete?
Kush ishte në dijeni të dokumentave? Cili ishte institucioni dërgues dhe cili ishte marrës?
A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako?
A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet e trafikut të drogës nëpërmjet Portit të Durrësit?”, deklaroi Alibeaj.
Referuar reagimit të Prokurorisë së Durrësit për ngjarjen në fjalë, Alibeaj tha se “deklarata e prokurorisë është qesharake sepse grabitësit nuk janë koleksionues të letrave çfarëdo që i shkojë prokurorisë. Dokumentat e grabitura kanë rëndësi për aktivitetin kriminal të atyre që kanë urdhëruar grabitjen e tyre”.