Flash News

KRYESORE

Grup anti-Rama në PS? Flet e para ish-ministrja Lindita Nikolla

Grup anti-Rama në PS? Flet e para ish-ministrja Lindita Nikolla

Gjatë ditës së sotme është përfolur për një grup të krijuar brenda Partisë Socialiste që ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama nga Qeveria, për të shmangur destabilitetin e vendit.

E para që ka folur për këtë çështje është ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila në studion e ‘Ora News’ i konsideroi këto pretendime si fantazi dhe spekulime të shtypit të shkruar.

“Jo. Janë fantazi dhe spekulime të shtypit të shkruar. Ne sot ishim në mbledhje të grupit ku kemi ndarë dhe organizuar përgjegjësi”, u shpreh deputetja socialiste.

Sipas gazetës ‘Koha Jonë’, 12 deputetë të PS, ku përfshihen edhe ministra me ish-ministra, do të kërkojnë largimin e Ramës për t’i dhënë zgjidhje krizës politike ku ndodhet vendi.

Të fundit