Flash News

KRYESORE

Grupi F, Suedia fiton minimalisht ndaj Koresë së Jugut

Grupi F, Suedia fiton minimalisht ndaj Koresë së Jugut

Edhe pse me shumë vështirësi, Suedia ka arritur të fitojë ndeshjen e sotme përballë Koresë së Jugut, me një penallti të kapitenit Grangvist.

Nordikët e drejtuar nga Andersson arritën të fitonin 3-pikëshin falë sistemit “VAR”, ku në minutën e 63-të një ndërhyrje e gabuar në zonë solli penalltinë në minutën e 65’.

Mbrojtësi 33-vjeçar shënoi golin e fitores duke ngjitur Suedinë në vendin e parë në Grupin F, në të cilin bëjnë pjesë edhe Meksika e Gjermania.

Ndërkohë kujtojmë se në orën 17:00 luhet përballja Belgjikë-Panama, të cilën mund ta ndiqni LIVE në Politiko.al

Të fundit