Flash News

KRYESORE

“Halabak”, kush është drejtori i Hipotekës që shkarkoi kryeministri Rama

“Halabak”, kush është drejtori i Hipotekës që

Ardian Iljazaj është drejtori i Hipotekës në Durrës që shkarkoi sot kryeministri Edi Rama pas denoncimit të një qytetari, skandal i bërë public dhe nga Fiks Fare.

Iliazaj, prej 6 vitesh nuk poi  jepte zgjidhje qytetarit për hipotekën. Ai i kishte thënë t'ia zgjidhte problemin Rama pasi i kishte shkruar në platformën e Bashkëqeverisjes.

Kryeministri  gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët, e konsideroi “halabak” drejtorin, për të cilin u shpreh më tej se e ka shkarkuar direkt.

“Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim”, komunikoi Rama.

“Kam shkuar mbi 100 herë në hipotekë me ankesa me shkresa. Kam bërë rreth 20 ankesa te Zyra e Bashkëqeverisjes. Më kanë thënë që dorëzojini dokumentet në bashki. U kam thënë që të gjitha dokumentet i kam dorëzuar në këto institucione, rakordojeni. Ka bërë letërkëmbime hipoteka me prefekturën. Portali thotë se letërkëmbimi mes këtyre institucioneve nuk ka funksionuar dhe është marrë masë ndaj një punonjësi me largim nga puna. S’më intereson largimi i punonjësit, por vetëm zgjidhja e çështjes,” thotë Alberti Doda, nga fshati Draç, që ka bërë denoncimin.

Të fundit