Flash News

KRYESORE

Hapi dy biznese në moshën 19-vjeçare, ish-velina e tv Klan flet për mashkullin që qëndron pas  

Alesia Bami, ish velina e tv Klan e cila u pushua nga puna pasi dha intervistë në Top Channel, ka folur më gjerësisht mbi projektet e saj, duke hapur dy bizneset e saj.

19-vjeçarja, e cila aktualisht është pjesë e Top Channel, ka folur më gjerësisht në emisionin ‘Wake up’ mbi bizneset që hapi pas përplasjeve me televizionin Klan, ku ajo ishte velinë e emisionit ‘Stop’.

Ajo ka treguar se pas kësaj arritjeje qëndron një mashkull dhe bëhet fjalë për babain e saj.

Duke justifikuar jetën luksoze që bën, e shfaqur edhe në rrjetet sociale, Alesia tregon se ka hapur dy biznese, por duke treguar edhe mashkullin që e ndihmon.

“Është një mashkull pas kësaj sepse normalisht nuk mund t’i menaxhoja e vetme, njërin ndoshta, por të dy jo”, tha Alesia Bami, e cila këtë sezon do të jetë pjesë e Procesit Sportiv krah Edi Manushit dhe Ilda Bejlerit.

Të fundit