Flash News

KRYESORE

“Hapja e negociatave, e parakohshme”, Rama e ‘lexon’ ndryshe qëndrimin e Holandës: Fjalimet ishin për elektoratin

“Hapja e negociatave, e parakohshme”, Rama e ‘lexon’

Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin e zhvilluar dje në mbledhjen e komisionit parlamentar për Çështjet Evropiane holandeze, duke ripërsëritur edhe një herë qëndrimin se hapja e negociatave me Shqipërinë është e parakohshme.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama thekson se ato mesazhe i janë përcjellë elektoratit dhe se ka të bëjë me qasje brenda partive holandeze që janë pro dhe kundër zgjerimit të BE.

“Ai debat në parlamentin e Holandës ishte një mundësi për të kuptuar, se sa e pavërtetë dhe e padrejtë është propaganda që synon të lidhë luftën e brendshme politike në vend me qëndrimet e disa vendeve, që mes tyre është Holanda.

Në debatin e djeshëm atje, kushdo që ka qenë i vëmendshëm e ka parë se si çështja e ecurisë së mëtejshme apo Maqedoninë e Veriut në integrim është trajtuar si ceshtje e politikës së brendshme e atij vendi.

Duke ndjekur debatin kushdo që dëshiron të kuptoj se fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi dhe në qasjen e parlamentit apo partive të ndryshme brenda parlamentit është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro dhe kundër zgjerimit, zërat që fuqizojnë mesazhin e nevojës për të vijuar procesin e zgjerimit dhe që fuqizojnë mesazhin e nevojës për ta ndaluar këtë proces.

Ju ka mjaftuar atyre që në mënyrë vulgare janë munduar të paraqesin para shqiptarëve një tablo të pikturuar sipas ngjyrave të tyre politike, dhe jo sipas nevojës për të ndarë përgjegjësinë për të çuar përpara procesin e integrimit. Në këtë pikë janë bashkuar të gjitha partitë politike.

Ata që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë mes Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë do çojë në një ndarje në gjykimin e përgjithshëm, jo vetëm kanë gabuar, por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni në funksion të axhendës së tyre politike

Ka një ndryshim të madh që ka përcaktuar dallimin në qëndrime. Ky ndryshim është qasa e opozitës në vendin fqinj dhe këtu, flas për atë që nuk është e pranishme. Dogji mandatet e bllokoi zgjedhjet për të minuar çeljen e negociatave”, tha Rama ndër të tjera.

Të fundit