Flash News

KRYESORE

Hartës së kuqe me Covid-19 i shtohet Korça; mosha mesatare e të infektuarve në Shqipëri

Hartës së kuqe me Covid-19 i shtohet Korça; mosha mesatare e

Hartës së kuqe me të prekurit nga Covid-19 në vendin tonë sot ju shtua qyteti i Korçës me tre raste të konfirmuara.

Lajmi u bë i ditur zyrtarisht në deklaratën e përditësuar të Ministrisë së Shëndetsisë nga mjekja Albana Fico.

Tre pacientët nga Korça që i shtohen numrit të të prekurve me COVID-19 raportohet se janë një 33 vjeçar që punonte menaxher lokali dhe një çift të moshuarish mbi 70 vjeç.

Numri i të prekurve gjithsej në shkallë vendi shkoi sot në 89 të infektuar.

Po ashtu gjatë përditësimit të sotëm u bë me dije se mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç.

Nga  totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra.

Të fundit