Flash News

KRYESORE

“HEC-i në kanionin e Holtës; babëzitja për para po mbjell kudo beton”

“HEC-i në kanionin e Holtës; babëzitja për para po

Një hidrocentral i ri që po ndërtohet në Gramsh rrezikon të shkatërrojë një nga atraksionet natyore më të vizituara sëfundmi, kanionin e Holtës. Alarmin për këtë e kanë dhënë ambientalistë, por edhe politikan.

Për deputetin demokrat të qarkut të Elbasanit, Luçiano Boçi, babëzitja për fitim nuk ka kursyer asgjë dhe ka mbjellë kudo beton.

Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri. Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti. Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë apokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë. Babëzia për fitim nuk ka kursyer asgjë dhe ka mbjellë kudo beton. Kjo marrëzi me natyrën e Zotin duhet të ndalet!”, shkruan Boçi.

Projekti parashikohet të përfundojë në 2020-ën dhe ka një vlerë prej 460 milionë lekësh.

Dokumenti/ Hidrocentral në Kanionin e Holtës, cila është kompania që përfitoi lejen e ndërtimit me firmën e Ramës

Të fundit