Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Hija që na rëndon: Vështrim kritik mbi vazhdimësinë e komunizmit dhe kryengritjen e pa përfunduar në Shqipëri
Nga Andi Mustafaj
Epilog: për sa kohë ripërtihen brezat ripërtërihet shpresa
Kryengritja e papërfunduar mundëson kuptimin e së kaluarës, vazhdimësia e komunizmit, shpjegimin e së tashmes. Lind atëhere natyrshëm pyetja: “Po e ardhmja?”. Cili është epilogu i dramës së madhe që po luhet mbas dy dekadave të para të shekulli të XXI në Shqipëri?
Historia ka treguar se ekziston mundësia që një personalitet i madh të shfaqet dhe të përfundojë kryengritjen e nisur. Një shembull për këtëështë Napoleon Bonaparati, i cili më 25 dhjetor 1799, mbasi erdhi në pushtet deklaroi se “Revolucioni është i fiksuar në parimet që e filluan atë, ajo ka mbaruar”. I fortë pikërisht nga këto parime, Napoleoni ndërtoi më pas institucionet e një shteti të cilat as monarkitë, as perandoria dhe as 5 Republikat që e pasuan nuk i ndryshuan dot. U ngritën Senati, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prefekturat, Këshilli i Shtetit, Banka e Francës, Gjykata e Kasacionit, u miratuan Kodi Civil, Penal, Tregtar etj.
Megjithatë, edhe pse kjo mundësi ekziston, varja e shpresës së shoqërisë si në çengel mbas saj është një gabim. Eshtë nje gabim në parim sepse është nje rrëfim dobësie nga shoqëria si grup shoqëror në aftesinë e saj për të sjellë ndryshime të dobishme. Eshte një gabim në praktikë sepse në pritje të mrekullisë, shoqëria harron të punojë mbi veten dhe si pasojë në mënyrë të tërthortë zmadhon hendekun midis realitetit dhe pikën në të cilën kryengritja kërkon të mbërrijë.
Në vlerësimin tim, zgjidhja nuk gjendet duke parë lartë në pritje të shpëtimtarit. Ajo gjendet duke parë poshtë, teksa brezi i ri ngjit shkallët e jetës.
Në një prej misioneve qe kam kryer gjatë shkollimit në Shkollën Kombëtare të Administratës (ENA) në Francë, pata nderin e madh të takoj Gjeneralin Denis Favier i cili asokohe ishte Drejtori i Pergjithshëm i Xhandarmërisë Kombëtare. Në funksionet e tij te meparshme, Gjenerali Favier kishte drejtuar dy here Grupin e Nderhyrjes se Xhandarmerise Kombëtare (GIGN) dhe ndër të tjera është ai që ka drejtuar ndërhyrjen kundër marrjes peng të rreth 200 pasagjerëve të një avioni nga 4 terroristë më 26 Dhjetor 1994 në Marseille. Edhe pse në një ambjent shumë të ngushtë sic janë korridoret e një avioni, ku zjarri lëshohej në mënyrë të verbër e instiktive, xhandarmët arritën të lironin të gjithë pengjet.
Përpara tij isha shumë i emocionuar. Ne jemi rritur me histori të shumta burrërie dhe trimërie pavarësisht se në jetën e përditshme hasim më së shumti palaco. Aty kisha perballë një hero të vërtetë.
Edhe pse jashtë temës së bisedës, e pyeta Gjeneralin: “cilat ishin ndjenjat që ju apo ushtarët tuaj keni pasur kur ndërhynit në situata kaq të veshtira, a kishit stres, frikë?”.
Gjenerali qeshi nën buzë dhe më tha: “faktikisht, eshte krejt e kundërta. Stresin dhe frikën e kishim çdo ditë në stërvitje, çdo ditë ndersa shihnim shoku shokun dhe përgatiteshim që secili të kryejë rolin dhe detyrën e tij ditën kur duhet të kryhet nderhyrja, cilado qoftë ajo ndërhyrje. Nëse stërvitja bëhet mirë, ndërhyrja bëhet vetëm një zbatim mekanik. Për shembull, avioni ishte studiuar mirë përpara ndërhyrjes. Çdo ushtar i dinte qartë lëvizjet që duhet të bënte, vendin ku duhet të gjente mbulim. Asgjë nuk duhet të të shpërqëndrojë nga detyra, as shoku i rënë pertokë të cilin duhej ta kapërceje. Rrugetimi na streson, jo dita e madhe.”
Sa te drejtë kishte Gjenerali! Kur vjen dita e madhe, nëse nuk je i përgatitur, është tashmë shumë vonë. Sigurisht, ka disa njerëz të jashtëzakonshëm të cilët zbulojnë aftësi të larta në momentin që ngarkohen me përgjegjësi të ndryshme por ky nuk është rasti për shumicën dërrmuese të popullsisë. Për këtë të fundit, rrugëtimi është celsi.
Në hije, gjatë rrugëtimit formësohet njeriu. Ne përqëndrohemi gjithmonë tek momenti i daljes përpara dritës ndërkohë që ajo që ka rëndësi është periudha e errësirës. Brezi i ri është një shans që ripërtërihet në mënyrë të përhershme por ne i kushtojme vëmëndje vetëm në një moshë të madhe. U kemi shkatërruar sistemin arsimor, atë të vlerave, atë të meritokracisë, mundësitë profesionale. Më keq, jemi spektatorë të heshtur teksa vazhdimësia e komunizmit ushqehet cdo ditë nga frustrimi qe lëshon trupi në dekompozimin e ëndrrës së premtuar.
Brezi i ri është elementi i vetëm neutral në një shoqëri, është i barazlarguar nga trysnia e historisë së prindërve të tij dhe aspiratave për të krijuar identitetin dhe historinë e vet. Kur te vijë dita që të jenë në punë me përgjegjësi apo angazhime politike do të jetë shumë vonë për tu dhënë vëmëndje sepse do të jetë një ushtar që nuk do të dijë të perdorë pushkën e tij (dijen) për të luftuar kriminelin a terroristin (korrupsionin dhe të metat e tjera të sistemit). Një ushtar që nuk do të dijë se ku duhet të vendoset për tu mbrojtur nga breshëria e zjarrit (mbrojtja nga kundërpërgjigja e sistemit), një ushtar i paaftë për të ndihmuar shokët dhe viktimat e pafajshme (mbrojtja e interesit të pergjithshem). Ndoshta nuk jam personi që analizon me më shume imtësi jetën politike e mediatike shqiptare por besoj se e analizoj mjaftueshëm për të parë që politikanët, gazetarët dhe intelektualët në vendin tonë kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre duke biseduar dhe duke u munduar për të ndikuar në vëndet jo të përshtatshme. Në vende që nuk ndikojnë tek rrugëtimi i brezit te ri.
Politikanët kalojnë shumicën e kohës së tyre duke bërë statuse në facebook. Nuk specializohen në fusha të caktuara e nuk lidhen me zona të vecanta për të mbrojtur interesat e tyre. Nuk i flasin asnjeherë rinisë pervecse kur shohin në të një interes për një foto të bukur fushate apo për të ngjitur postera.
Gazetarët fokalizojnë punën e tyre gati ekskluzivisht tek analizat politike duke pamundësuar hetime gazetareske te forta, goditje skandalesh, vënie në vështirësi të vërtetë të një klase politike mediokre.
Intelektualët nuk shkruajnë më aq sa duhet, ashtu sic duhet. Gjenden pa fund në studio televizive dhe rubrika gazetash duke analizuar cdo gjë që ndodh pa e parë, pa shkuar në thellësinë filozofike të problematikave sic është detyrë e tyre.
Në vlerësimin tim, gjithësecili duhet ti bëjë vetes pyetjen: “cfarë kërkoj vërtet të bëj?”, “cili është rezultati që dua të arrij?”. Sepse nëse, sic shpresoj duke njohur shumë prej këtyre njerëzve, rezultati që kërkohet të arrihet është përmirësimi i vendit, atëhere në mënyrë të qartë ky rezultat nuk do arrihet në këtë mënyre. Shembull për këtëështë fakti që vitet e fundit denoncimet, demaskimet, kritikat ndaj situatës në vend janë shumëzuar në numër dhe forcuar në intensitet nderkohë që situata vetëm është rënduar.
Sot në vendin tonë, të varfër nga një rrugëtim plot baltë e gropa, brezi i ri kopjon ate të mëparshmin sapo i vjen mundësia për të pasur përgjegjësi profesionale, shoqërore apo politike. Cikli përsëritet, vendi humbet.
Më keq, emigracioni eshte shndërruar në paradoks. Në fillimet e tij ai luante nje rol motor ne zhvillimin e vendit, qoftë në aspektet ekonomike nëpërmjet ndihmës që emigrantët u dergonin familjarëve qoftë në aspektet e përfitimit të kompetencave nëpërmjet kthimit në atdhe të emigrantëve mbas vitesh studimesh e pune. Tashmë ai luan një rol varfërues sepse nëpërmjet zbrazjes së vendit nga brezi i ri, kësaj radhe në një rrugë pa kthim, mundëson gjymtimin e shoqërisë nga elementi me aftesinë më të madhe kundërshtuese dhe shpërthyese. Si pasojë, emigracioni është kthyer në faktor ushqyes të nënshtrimit dhe të vazhdimësisë së komunizmit.
Përfundimi i këtij shkrimi është i thjeshtë, për sa kohë të ripërtërihen brezat, ripërtërihet shpresa. Ne të gjithë së bashku duhet të veprojmë për të pasuruar rrugëtimin e brezit të ri në çdo rast. Për ta njohur në të vërtetë me vazhdimesinë e komunizmit dhe me pasojat e tij mbi vendin dhe si pasojë mbi ëndrrat e tyre. Ne duhet tu rikthejmë një sistem vlerash nga i cili te burojë një energji e madhe, e pathyeshme e tyre. Ne duhet tu bëjmë te kuptojnë se forca e tyre është forca më madhore qe ka një shoqëri dhe një komb.
Aijnshtajni thoshte që përkufizimi i cmendurisëështë kur një njeri bën të njëjtën gjë në mënyrë të përsëritur duke pritur rezultate të ndryshme. Ajo që po bëjmë sot nuk funksionon ndaj eshte rrënjësore qe të zhvendosim vëmëndjen tek ata që mund të sjellin vërtet ndryshimin, që të mund të perfundojmë vërtetë kryengritjen e lënë ne gjysëm.
Pjesa V
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11