Flash News

KRYESORE

Homazhet për Azem Hajdarin/ Grupet Parlamentare vendosin kurora me lule te varrezat e dëshmorëve; Meta te Memoriali

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kanë nisur homazhet për nder të Azem Hajdarit, ‘pishtarit të demokracisë’, 21 vjet pas vrasjes.

Kuvendi ka organizuar homazhe për nder të ish deputetit demokrat homazhe të varrezat e dëshmorëve.

Grupet Parlamentare vendosën kurora me lule, ndërsa e para që nisi nderimet ishte e bija deputete, Rudina Hajdari.

Po ashtu, homazhet kanë nisur edhe te memoriali i Hajdarit. I pari që vendosi kurorë me lule ishte presidenti Ilir Meta.

“Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimin e përjetshëm të Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore, që soli pluralizmin. Ajo është lëvizja më e rëndësishme e vendit tonë dhe dita më e rëndësishme që ndan dy epoka e që e rivendos vendin në rrugën e duhur te demokracisë”, tha Meta për mediat.

Sot, 21 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

Të fundit