Flash News

KRYESORE

Homazhet për Azem Hajdarin/ Përlotet Berisha, Basha takim "të ftohtë" me të bijën deputete

Sot, 7 muaj pasi opozita doli nga Parlamenti, kreu i PD Lulzim Basha ka shtrënguar dorën me Rudina Hajdarin, njëra nga dy deputetet e PD që nuk pranoi të djegë mandatin.

Bashkë me ish kryeministrin Sali Berisha e figura të tjera politike, ata janë bërë bashkë në homazhet për 21 vjetorin e vrasjes së Azim Hajdarit.

Siç duket, para nisjes së ceremonisë, Basha takon dhe përqafon familjarët e Azem Hajdarit, përveç të bijës deputete, Rudinën me të cilën pati vetëm një takim dhe shtrengim ‘të ftohtë’ duarsh.

Nga ana tjetër, ish kryeministri Sali Berisha është parë i përlotur gjatë homazheve.

Në ceremoni, o ashtu është parë edhe djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi.

Homazhet për Azem Hajdarin, Basha: U vra nga njerëz me uniformë të shtetit

Azem Hajdari “bashkon” Bashën dhe Rudina Hajdarin

Të fundit