Flash News

KRYESORE

“I dërguam qarkoret tona”, si e komenton kreu i KMSH deklaratën e kryeministrit për izolimin e fundjavës

“I dërguam qarkoret tona”, si e komenton kreu i KMSH

Dje, pati shumë reagime sa i përket njoftimit të kryeministrit Edi Rama, kur njoftoi të premten pasdite se edhe kjo fundjavë do të jetë e izoluar, ashtu siç kanë qenë edhe të tjerat që lamë pas për shkak të pandemisë.

Kjo për faktin se besimtarët myslimanë të dielën fesonin Fiter Bajramin, një nga festat më të rëndësishme pas një muaji sakrifice dhe solidariteti të Ramazanit.

Megjithatë, dje paradite, kryeministri Rama doli sërish me një tjetër reagim, duke sqaruar se falja do të kryhej nëpër xhami dhe jo në shesh siç e do tradita.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u pyet sot nga mediat lidhur me këtë qëndrim dhe sipas tij, kryeministri ishte në dijeni të qarkoreve për faljet në xhami ditën e Bajramit.

“Unë nuk e di si e perceptoni ju, por kryeministri tha atë që ka thënë si çdo javë në bazë të rekomandimeve të ministrisë së shendetësisë.

Kjo nuk ishte që të mos kryejmë ritin e Bajramit në asnjë rrethanë sepse ne i kemi dërguar qarkoret tona që para 10 ditësh se do e falim Bajramin nëpër xhami, për arsyen e vetme që të ruajmë njëri-tjetrin”, tha kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.

Të fundit