Flash News

KRYESORE

“I dorëzova platformën, s’mu përgjigj”, Rama -Metës: Nuk është e vërtetë, por jam gati të ulemi e të vëmë pikat mbi “i”

“I dorëzova platformën, s’mu përgjigj”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar vetëm pak minuta pasi presidenti Ilir Meta deklaroi para medias se i ka dorëzuar që në 8 prill një projekt-platformë të ndarë në 15 pika, përfshirë edhe ambasadorët e akredituar në vend dhe kreut të opozitës.

Sipas Metës, Rama iu përgjigj vetëm në një pikë. Në një reagim në twitter, Rama shkruan se kreu i shtetit nuk i ka dorëzuar asnjë platformë, por është gati të ulet me të dhe opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t'i vëmë pikat mbi "i" të gjitha pikave të të gjitha palëve.

Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t'i vëmë pikat mbi "i" të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la.

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s'ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura

Presidenti t'i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t'i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s'kanë kohë të luajnë "e ka kush e ka" dezhurnin”, shkruan Rama.

Të fundit