I dyshuar për atentatin ndaj prokurorit, kush është Redjan Rraja, dy ngjarjet e bujshme ku u përfshi në të shkuarën

Autoritete kanë vënë në pranga një person të dyshuar lidhur me atentatit e të premtes në Shkozet të Durrësit, Redjan Rraja.

Makina në të cilën udhëtonin prokurori Arjan Ndoji, shoferi i tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Laho, i njohur edhe si i “Rrumi” i Sukthit, u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër mjet që po e ndiqte e për pasojë mbetën të plagosur.

Arrestimi i tij erdhi pas identifikimit nga gjurmët e ADN-së të mbetura në makinën e dyshuar të autorëve .

Megjithatë, emri i Rrajës nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi në të bshkaurën ai është përmendur në dy ngjarje jo pak të zhurmshme.

Veçse ka lidhje fisnore me deputetin e PS, Rrahman Rraja, Redjani është përfolur në vrasjen e Elton Çiços dhe në rastin e shumëpërfolur të Xhisiela Malokut.

Në ngjarjen e parë, të ndodhur në maj të 2016-s, në një lokal në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, u akuzua se kishte fshehur armën dhe telefonin që mbante viktima, për të prishur provat.

Për këtë ai u dënua me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Më vonë Rraja u përfshi në skandalin ‘Xhisiela Maloku’. Ai doli në dëshmitë e vajzës e cila se në bashkëpunim me të dashurin e saj, Rexhep Rraja, djali i deputetit e kanë nxjerrë me forcë nga komisariati.

Ka qenë edhe ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, ai i cili bëri kallëzimin në komisariatin numër 6, në Tiranë, se vajzën e kishin kërcënuar Redjan dhe Ramazan Rraja.

Deri tani objektiv i atentatit mendohet se ka qenë “Rrumi i Sukthit” lidhur me çështjen e pronave në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet si i dyshuar nipi i deputetit të PS