Flash News

KRYESORE

I paralajmëroi Politiko, pas Qendros dhe Gradecit, kush janë drejtorët që priten të shkarkohen me urdhër të Ramës

I paralajmëroi Politiko, pas Qendros dhe Gradecit, kush janë

Në fund të dhjetorit, Edi Rama njoftoi tetë ndryshime në kabinetin qeverisës. Por, burime nga selia rozë i thanë Politiko-s se pas largimit të ministrave, do të shkarkohen nga detyra edhe drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme.

Deri më tani, nga lista e paralajmëruar nga Politiko, drejtorët e shkarkuar janë Klodian Gradeci, kreu i OST dhe Afrim Qendro, kreu i ARRSH.

Me shkarkimin e ministrit Damian Gjiknurit nga posti i ministrit të Transporteve dhe Energjisë, pas dy të parëve (Gradeci dhe Qendro), pritet shkarkimi dhe i një tjetër drejtori në varësi të kësaj ministrie, atij të OSHEE-së, Ardian Çelës.

Sa i takon drejtorive që mbulon ministra e Financave, Politiko.al ka mësuar se do të shkarkohen drejtuesit e drejtorisë së Tatimeve dhe Doganave.

Ndryshimet do të prekin edhe AZHBR-në, AKU-në dhe drejtori të tjera të rëndësishme, si zyrat e Hioptekave.

Të njëjtat burime, i thanë Politiko-s, se këto lëvizje janë vendim i kryeministrit dhe jo vendimmarrje nga ana e ministrave të rinj.

Mësohet se shkak për këtë vendim, janë akuzat që janë ngritur për këta drejtues, por edhe performanca e tyre. Në platformën shqipëriaqëduam.al ka pasur një numër të madh ankesash nga ana e qytetarëve sa i takon punës së bërë nga këto institucione dhe për këtë arsye duket se Rama ka vendosur të ndryshojë drejtuesit e tyre.

Por jo vetëm kaq, një pjesë e tyre, lidhet edhe me angazhimin që pritet të marrin gjatë fushatës së ardhshme elektorale. /Politiko.al/

Të fundit