Flash News

KRYESORE

I preu kokën të ëmës me thikë, zbardhet dëshmia në polici e Olsi Çekiçit: Amanet vëllain dhe vajzën

I preu kokën të ëmës me thikë, zbardhet dëshmia

Zbardhet dëshmia e 44-vjeçarit, Olsi Çekiçi, për vrasjen e së ëmës në shtëpinë e tyre në fshatin Buçimas, në Pogradec.

“Nuk pendohem për krimin e kryer, kjo gjë do të ndodhte një ditë. Amenet vëllain dhe vajzën”, ka thënë Çekiçi, ndërsa gjatë deklaratës së tij nuk ka shfaqur asnjëlloj pendese për krimin e kryer.

Ngjarja e pasdites së kësaj të enjte ka tronditur opinionin publik, ndërsa 44-vjeçari, i dyshuar si person me probleme mendore, i ka prerë kokën së ëmës me thikë dhe e ka varur më pas në derën e shtëpisë.

Ngjarja ka tmerruar edhe ekspertët policor, ndërkaq mësohet se autori i krimit është gjetur i lyer me gjak pas vrasjes. Me një qetësi të frikshme Çekiçi iu ka thënë efektivëve: "Mos u afroni, do bëheni pis me gjak." 44-vjeçari nuk ka bërë rezistencë para se të arrestohej.

Të fundit