Flash News

KRYESORE

“I thashë për ty Ruçit, Gjiknurit, Manjës”, si justifikohet Xhemal Qefalia pasi doli në përgjimet e ‘Bild’

Deputeti i PS dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia ishte një nga personazhet e serisë së tretë të përgjimeve të ‘Bild’.

Ai dëgjohet duke informuar drejtorin e Policisë së Dibrës, Robert Ago se si e ka lavdëruar te kryeministri Edi Rama dhe te Gramoz Ruçi për një pozicion më të mirë pune.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai nuk mohon përgjimin, por e cilëson telefonatën si një bisedë normale me një shok fëmijërie.

“Xhevahire nga Dibra !

Se lloqe Kavaje nuk shkon!

Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak , oficer karriere.

Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marrëdhëniet miqësore dhe shoqërore ! Qofshin këto që janë! “, shkruan deputeti i PS.

Në përgjime, Qefalia konfirmon se ai i ka kërkuar zyrtarëve të PS që ta transferojnë Agon nga Dibra në Bulqizë, një qytet mjaft i pasur me rezerva kromi që kontrollohet nga grupet e krimit të organizuar.  Gjithashtu i thotë që të mos të shqetësohet nga akuzat e bëra nga opozita në adresë së tij.

Gjatë kësaj kohe, drejtori i Policisë së Dibrës, Robert Ago u denoncua disa herë në media dhe ën prokurori nga Partia Demokratike, për shkak të rolit të tij në intimidimin dhe në mashtrimin e votuesve dhe në ndihmën që dha në blerjen e  votës, duke i shoqëruar kriminelët me makina policie që paguanin lekë për të blerë votat.

Të fundit