Flash News

KRYESORE

Ilir Meta nuk firmos shkarkimin e Ditmir Bushatit, mungon firma edhe për 5 ministrat e rinj

Ilir Meta nuk firmos shkarkimin e Ditmir Bushatit, mungon firma edhe për 5

Zyra e Presidentit të Republikës ka njoftuar për dekretimin e shtatë ministrave dhe zv/kryeministres në qeverinë e Edi Ramës.

Deri më tani, Presidenca nuk ka njoftuar vetëm për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm. Nuk është e qartë nëse Ilir Meta ka refuzuar shkarkimin e Bushatit apo nëse kjo situatë është një vonesë e përkohshme.

Presidenti Meta ka dekretuar emërimin në detyrë për tre ministra të rinj, Bledi Çuçi - ministër i Bujqësisë; Eduard Shalsi - ministër i Sipërmarres; Elisa Sipropali - ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Dekreti është dhënë edhe për Erjon Braçen në postin e zv/kryeministrit të Shqipërisë.

Ndërkohë, në pritje mbeten dekretimet për Gent Cakajn te Ministria e Jashtme, Besa Shahinin te Ministria e Arsimit, Elva Margariti te Ministria e Kulturës, Belinda Balluku te Ministria e Infrastrukturës dhe Anila Denaj te Ministria e Financave.

Të gjithë këta kandidatë për poste të rëndësishme në qeveri, kanë një eksperiencë shumë të pakët politike, si dhe janë kundërshtuar ashpër nga opozita, veçanërisht propozimi i Cakajt në krye të diplomacisë.

Ilir Meta dekreton shkarkimet, kjo është ministrja e parë për të cilën vendosi firmën

Zv/kryeministri dhe ministrat e rinj të qeverisë, Ilir Meta jep “OK” për katër propozime të Ramës

Të fundit