Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministri dhe ministrat e rinj të qeverisë, Ilir Meta jep “OK” për katër propozime të Ramës

Zv/kryeministri dhe ministrat e rinj të qeverisë, Ilir Meta jep

Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot dekretet për shkarkimin nga detyra të gjashtë ministrave të qeverisë së Edi Ramës dhe ish-zv/kryeministres. Deri më tani, Presidenca nuk ka njoftuar për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm.

Ndërkohë, Meta ka firmosur dekretin për emërimin në detyrë për tre ministra të rinj dhe zv/kryeministrin.

Erjon Braçe ka marrë dekretin e Metës dhe sapo emri i tij të kalojë në Kuvend, mund të fillojë punën si zv/kryeministër i Shqipërisë.

Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë, Eduard Shalsi, ministër i Sipërmarrjes dhe Elisa Sipropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, kanë marrë gjithashtu dekretimin e presidentit.

Në pritje mbeten dekretimet për Gent Cakajn te Ministria e Jashtme, Besa Shahinin te Ministria e Arsimit, Elva Margariti te Ministria e Kulturës, Belinda Balluku te Ministria e Infrastrukturës dhe Anila Denaj te Ministria e Financave.

Ilir Meta nuk firmos shkarkimin e Ditmir Bushatit, mungon firma edhe për 5 ministrat e rinj

Të fundit