Flash News

KRYESORE

Incidenti me Hajdarin, analistët në “Real Story”: Spontan dhe pa urdhër nga lart

Incidenti me Hajdarin, analistët në “Real Story”: Spontan

Incidenti i deputetes Rudina Hajdari me një djalë të ri është komentuar nga analistët e emisionit ‘Real Story’. Në uniston, Lela, Vasjari, Balla, Lubonja dhe Murati ranë dakord që shpërthimi i të riut nuk ishte e instrumentalizuar nga lart, por qe spontane.

Sipas tyre, ne vend mungon ende kultura e pranimit të tjetrit, pavarësisht se kanë kaluar 30 vite nga rënia e komunizmit.

Qëndimet e analistëve.

Alfred Lela: Është një llojë primitivizmi për të cilën mund të themi se edhe politika ka ende nevojë. Gjëja më e rendesishme është nëse djaloshi shkodran ishte i shtyrë, i instrumentalizuar apo sjellja e tij ishte genuine. Sido që ta shihim, do të biem në një përfundim parësor: të dy palët e kanë lirinë e shprehjes. Dialogu i Hadajri me djaloshin – ofrimi i mikrofonit – mu duk gjest perëndimor.

Arjan Vasjari: Sjellja e të riut kishte trajntë mirore dhe të ne mungon kultura pranimit të tjetrit. Sjellja e tij nuk buron prej moshës. Sjellje e indikutuar është një model që merret nga sferat e larta të politikës. Ne ende nuk e kemi braktisur një kulturë që mendonim se duhet ta braktisnim 30 vite më parë.

Fatos Lubonja: Partia Demokratike e mori pa asnjë kontribut apo eksperiencë dhe e futi në parti. Unë nuk kam pasur ndonjë respekt për Azem Hajdarin si politikan. Është një histori që tregon një llojë varfërie kulturore.

Sokol Balla: Une nuk mendoj se ka qenë me urdhër [nga Partia Demokratike]. Unë mendoj së është fryma e tillë. Po të jetë akt individual,  është në rregull, por nesë është i frystruar, atëherë ky është problem kulturor.

Erl Murati: Incident është banal që nuk ndodh vetem në Shqipri por edhe jashtë. 4 dite më parë një qytetar ndaloi kryeministirn britanik Boris Johnson për reformën në shendetësi. Në Ukrainë politikanin e hodhën në kazanin e plehrave.

Të fundit