Flash News

KRYESORE

Incidenti te ‘Petro Nini’, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Tiranës

Incidenti te ‘Petro Nini’, shkarkohet nga detyra drejtori i

Kastriot Skënderaj është liruar sot nga detyra e drejtorit të Policisë së Tiranës. Vendimi është marrë nga Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhe është bërë publik nga Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm. Shkak për këtë vendim është bërë ndërhyrja e ashpër e policisë ndaj disa familjeve në Tiranë që rrezikohet t'u prishet banesa.

Lleshaj thotë se policia nuk mjafton të jetë ligjërisht në rregull, por edhe në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut.

“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës "Petro Nini", shkruan Lleshaj.

Në krye të Policisë së Tiranës është komanduar zv/drejtori Dhimitraq Ziu.

Konflikti për pronën në kryeqytet ka tronditur sot opinionin publik, pas përplasjes së familjarëve me punonjësit e policisë.

Cila është e vërteta e shkarkimit të kryepolicit të Tiranës? Lajmi u publikua në media dy ditë më parë

Të fundit