Flash News

KRYESORE

Isa Mustafa pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Nesër votimi për qeverinë ‘Hoti’

Isa Mustafa pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Nesër votimi

LDK pritet të thërrasë seancën për votimin e qeverisë së re të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë të drejtë dekretit të Hashim Thaçit për mandatarin e ri.

Duke folur për mediat, kreu i LDK, Isa Mustafa tha se votimi qeverisë me në krye me Avdullah Hotin mund të thirret nesër (të shtunën) ose të hënën.

“Sot kemi takim konsultativ me organet e partisë. Të shtunën ose të hënën pritet të thirret seanca”, tha Mustafa.

Pas rrëzimit të Albin Kurtit si kryeministër me mocion mosbesimi, LDK zgjodhi Avdullah Hotin, si mandatar për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Të fundit