Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i LSI: Jam gati të shkoj në zgjedhje me Ramën kryeministër

Ish-deputeti i LSI: Jam gati të shkoj në zgjedhje me Ramën

Përparim Spahiu, ish-deputet i LSI-së,ka deklaruar se është i gatshëm të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën në pozicionin e kryeministrit. Në emisionin ‘360 Gradë’, Spahiu u shpreh i bindur se Rama nuk mund t’i fitojë më zgjedhjet.

“Ikim në zgjedhje me programe, me koalicione. Opozita i ka vënë kushtet e saj. Ne si opozitë kemi kërkesat tona dhe presim reagimin e një mazhorance siç është ajo e PS-së. Një datë zgjedhjesh pritet, e mirëpresim dhe jemi gati për garën e radhës korrekte. Unë jam gati të shkoj me Ramën kryeministër në zgjedhje edhe ditën e dielë. Unë dhe shumë deputetë të tjerë sepse nuk ka shans që Rama të fitojë më. Unë jam gati. Të shpalli një datë për zgjedhje dhe iki me Ramën kryeministër, sepse nuk fiton më”, ka deklaruar Spahiu.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë firmosur sot marrëveshjen e koalicionit ku kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Ndonëse në marrëveshje Qeveria e Edi Ramës bëhet përgjegjëse për manipulimin e votave, largimi i tij si kryeministër nuk është përcaktuar kusht për krijimin e qeverisë tranzitore.

Të fundit